Pacolli dënon sulmin në Kanada, në të cilin humbën jetën 10 dhe u plagosën 15 persona

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 10:17 | Nga

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dënon sulmin, që sipas raportimeve, dje në Toronto të Kanadasë, një furgon ka shtypur në trotuar kalimtarët, duke vrarë 10 dhe plagosur 15 persona.

“Jam i tronditur, shpreh keqardhjen time të thellë dhe e dënoj ashpër sulmin e djeshëm në Toronto. Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe Qeverinë kanadeze dhe shërim të shpejtë për të plagosurit. Qëndrojmë pranë popullit dhe Qeverisë kanadeze në këto çaste të vështira”, ka thënë ministri Pacolli.

 

Të ngjashme