Pacolli e ofendon kryeministrin në Kuvend: Je bërë pulë para Vuciqit

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli e ka ofenduar edhe një herë kryeministrin Hoti gjatë fjalimit të saj në Kuvend.

Pacolli ka thënë se Hoti është bërë pulë para Vuçiqit gjatë takimeve në Bruksel.

Pacolli e ka akuzuar Hotin se ka emëruar si koordinator për dialogun një marionetë të Thaçit, derisa ka thënë se me këtë veprim ka tentuar ti ikë përgjegjësisë.

“Ju bëheni pulë para Vuçiqit. Ne duhet të koordinohemi por jo ti pyesim Brukselin  se ku qëndron procesi.  Kryeministri është me rëndësi të kthehet dhe të tregojë se kush e ka hapur çështjen e të kthyerve, delegacioni i Kosovës apo Serbisë. Nëse kemi ne ministri në shtetin tonë për këtë punë pse duhet të diskutohet në Bruksel. Hotit nuk i bën mirë të ikë nga përgjegjësia. Ka emëruar një marionetë të Thaçit si koordinator”, tha Pacolli.

Të ngjashme