Pacolli e pranon: Jam takuar me Kurtin përpara se të votohej Presidenti

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar se është takuar me Kryeministrin Kurti përpara se të ndodhë procesi i votimit të Presidentit.

Pacolli tutje ka thënë se nuk ka patur asnjë lloj marrëveshjeje me zotin Kurtin në këmbim të votës.

“Jam taku me zotin Kurti para se të ndodhë votimi. Eshtë mundu të ma shpjegojë se pse duhet vota, jam taku atë mbremje në Kuvend me të. S’kemi fol për asnjë lloj marrëveshjeje as me zotin Kurti as me zonjën Osmani. Atu ku flitet me zhvillimin dhe të ardhmen e këtij vendi unë jam aty” tha Pacolli në Kanal 10.

Të ngjashme