Ministri i Jashtëm në Detyrë i Kosovës, Behgjet pacolli, i është drejtuar Presidentit Serb, Aleksandar Vuçiq, duke i thënë se Serbia ka vetëm një shans dhe ajo është ta njeh Kosovën.
Në një intervistë për televizionin ‘Face’, Pacolli ka folur për marrëdhëniet në rajon, politikën dhe zgjidhjet e Serbisë.
Pacolli gjatë intervistës i dërgoi një mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Vucic, ju keni vetëm një shans, ta njihni Kosovën. Ky është realiteti. Ai shtet lindi dhe nuk ka kthim prapa. Është zgjidhja e vetme, dhe gjithçka tjetër do të shkojë më lehtë”, u shprehë Pacolli.
Ai theksoi se ai i kishte thënë të njëjtën gjë edhe Milosevicit më parë, duke theksuar se Kosova ishte një shtet i lindur prej kohësh./GM