Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, sapo ka përfunduar një takim me kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin.
Në një prononcim për Gazetën Express, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se takimi me kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti, ka qenë i rastësishëm. Thotë se nuk kanë biseduar për ndonjë koalicion të mundshëm me të.
“…u takuam rastësisht. Nuk biseduam diçka specifike. Lidhur me koalicionet e mundshme me VV-në, është herët që të diskutojmë. T’i presim njëherë rezultatet”, ka thënë Pacolli për Express.
Javë më parë Kurti dhe Pacolli kishin pranuar të kenë biseduar për një koalicion të mundshëm.