Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, duket se po shijon ditën e diele.
Ai, ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet pranë një liqeni të bukur.
Sipër fotografisë, Pacolli ka shkruar se jeta ka edhe të këqijat e saj, mirëpo kjo nuk do të thotë që aty ka mbaruar gjithçka.
“Jeta është si një libër. Janë disa kapituj të këqij. Por një kapitull i keq, nuk do të thotë që libri ka mbaruar. Ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar Pacolli.