Pacolli: Kemi nevojë që qytetarë të na japin mbështetje për vizionin tonë

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka folur pas shpërndarjes së legjislaturës së VI-të të Kuvendit.

Në një shkrim të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, Pacolli ka thënë se sot deputetët votuan në favor të shpërbërjes së Kuvendit dhe hapjes së rrugës së thirrjes së zgjedhjeve që do t’i japin legjitimitet skenës politike.

Pacolli ka thënë se sfidat me të cilat përballet Kosova janë të mëdha, duke shtuar se kanë nevojë që qytetarët t’i japin mbështetje vizionit të tyre.

Ai ka potencuar se AKR në zgjedhje të parakohshme do të kandidojë me një program që do të adresojë sfidat ekonomike, partneritetin me perëndimin dhe angazhimin  për sundimin e ligjit.

Ndërkohë, zgjedhjet e parakohshme pritet të shpallen nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, jo më herët se 30 ditë nga shpërndarja e Kuvendit dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja.

Ndryshe, me 89 vota pro, një kundër dhe dy abstenime sot u bë shpërndarja e Kuvendit. 

Të ngjashme