Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka shkruar se Kosova përkrah sulmet në Siri.
Pacolli ka shkruar në twitter se Kosova përkrah sulmet e ShBA-së, Britanisë e Francës ndaj objekteve dhe kapaciteteve të armëve kimike të regjimit sirian.
“Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm”, shkroi Pacolli.
Edhe Kryeministri Ramush Haradinaj e ka renditur Kosovën në krah të sulmuesve të Assad-it në një postim të tij në Facebook.
ShBA, Britania dhe Franca nisën sot sulmet ndaj regjimit të Bashar al Assad-it në Siri, pasi thanë se kanë të dhëna të përdorimit të armëve kimike prej tij.