Pacolli në Kamenicë: AKR s’është parti e ndarjeve në bastione

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 22:05 | Nga

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidatët e AKR-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës, është ka mbajtur takim me qytetarët e Kamenicës.

Pacolli tha se AKR-ja nuk është parti e ndarjeve në rajone dhe bastione. Duke përmendur faktin që partitë tjera nuk kanë futur në listat e tyre kandidatë nga Kamenica, Pacolli prezantoi kandidatët e koalicionit për këtë Komunë.

“Ne nuk kemi bërë ndarje si të tjerët, ne kemi dy kandidatë nga Kamenica në listat tona. Të jeni të bindur se ky koalicion nuk do ta zhvatë vendin, nuk do ta dhunojë atë, por do ta bëjë më të mirën për ta ndërtuar dhe zhvilluar Kosovën”, ka thënë lideri i AKR-së.

Pacolli më pas i prezantoi edhe kandidatët tjerë për deputetë nga radhët e AKR-së, duke thënë se qytetaret, besimin e tyre duhet të ja japin atyre që më së miri i përfaqësojnë. Të pranishëm ishin Korab Sejdiu, Labinote Demi Murtezi, Mirlinde Gashi, Refiqe Tërnava Beka, Satmifer Kryeziu, Amir Ahmeti dhe Myzejene Selmani.

Qytetarët e Kamenicës, përveç kandidatëve për deputetë, i përshëndeti edhe Kryetari i degës së AKR-së në Kamenicë, Fatmir Matoshi, i cili tha se Kamenica ka një sfidë të madhe para vetes dhe se nuk duhet më të ju besojë atyre të cilët asnjëherë nuk i kanë dhënë hapësirë Kamenicës. “AKR por edhe LDK, janë parti të cilat kandidatët për deputetë i kanë nga të gjitha trevat e Kosovës.

“E dini çfarë dëme i ka bërë Komunës tonë krahu tjetër i cili po mundohet me çdo lloj koalicioni ta marrë pushtetin, deri tash ata nuk kanë bërë asgjë për Kamenicën, ndërsa kjo do të ndryshojë pas 11 qershorit”, ka thënë ndër të tjera Matoshi.

Takimi më pas ka vazhduar me bashkëbisedim mes qytetarëve të pranishëm, si dhe Presidentit të AKR-së dhe kandidatëve për deputetë, të cilët kanë diskutuar më tej rreth shqetësimeve dhe gjendjes së përgjithshme të qytetarëve të Komunës së Kamenicës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme