Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka qëndruar javën e kaluar në Vatikan, ku është pritur nga ati i shenjtë, Papa Françesku.
“Papa Françesku ka një respekt të madh për Kosovën një tokë me histori të lashtë dhe të lavdishme. Ai ka një respekt të madh për popullin dhe rininë tonë dhe përcjelli urimet e tij të sinqerta për festat e fundvitit për gjithë Kosovarët”, është shprehur Pacolli.
“Me këtë kontekst, uroj të gjithë besimtarëve katolikë, Gëzuar Krishtlindjet dhe ju dëshiroj lumturi dhe festime të gëzueshme me familjet e juaja”.