Pacolli përpiqet të bëj pak humor, e lidhë me Covid 19: Sot jemi pozitiv

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është përpjekur që të bëjë humor përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Pacolli e ka nisur ditën duke thënë se sot është pozitiv me disponueshmëri, por jo edhe me test të Covidit.

Bashkangjitur më këtë shkrim, Pacolli ka publikuar edhe një fotografi.

“Pershendetje…sot jemi pozitiv…por jo persa i perket testit per Covid por për disponueshmërisë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Në këtë fotografi ai ka bërë edhe një replikim.

“Do të isha i lumtur nëse edhe ju do të ndiheshi mirë … mos u dëshpëroni, shpresoni se behët mirë!!!!”, ka replikuar ai në postimin e tij.

Të ngjashme