Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKR) Selim Pacolli ka premtuar ashensorë dhe rregullim të e ndërtesave të ashtuquajtur “Soliterët” në lagjen “Ulpiana”.
Pacolli ka thënë se gjendja e këtyre ndërtesave nuk është e mirë dhe nuk është e sigurt, raporton Ekonomia Online.
Ai ka shtuar se do të jetë në përkrahje të pensionistëve të kësaj lagjeje pasi sipas tij, për shkak të mundësive të pakta në këtë lagje ata janë të detyruar që të rrinë brenda.
Pacolli gjithashtu ka kritikuar edhe reklamat e bizneseve. Sipas tij, do të bëhet një plan se ku do të vendosen reklamat e tyre.