Pacolli: S’di kujt i pengoi darka në Hajvali, përkrahni ata që kontribuojnë

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 11:30 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, gjatë fjalë së tij në Kuvend ka folur për darkën në vilën e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në Hajvali, ku ka thënë se “S’e di kujt po i pengon ajo darkë”.

“Ose kanë një dhimbje që nuk i kanë restorantet atje për me i qu faturat nëpër restorantet e tyre. Përkrahni ata të cilët kontribuojnë dhe jo ata që e varfërojnë buxhetin e Kosovës. Ata të cilët janë në rregull me ligjin e jo ata që nuk janë në rregull”, tha Pacolli.

Darka në rezidencën e Behgjet Pacollit ka bërë bujë të madhe mediatike pasi ishte mbledhur gati i gjithë kabineti qeveritar, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Për darkën ka reaguar LDK dhe Vetëvendosje, por edhe zëvendëskryeministri nga radhët e Nismës Fatmir Limaj, i cili nuk kishte marrë pjesë në të.

 

 

 

Të ngjashme