Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bashkuar në një darkë në shtëpinë e tij të gjithë mysafirët e shquar, që morën pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ish-presidentët Stipe Mesiq, Rexhep Mejdani Fatmir Sejdiu, presidenti shqiptar, Ilir Meta, me bashkëshorte, diplomatë, ambasadorë nga shumë vende të botës, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, dhe mysafirë të tjerë e festuan vitin jubilar të Pavarësisë si mysafirë të veçantë të ministrit të Jashtëm Pacolli.
Gjatë kësaj darke u diskutua për tema të ndryshme mbi bashkëpunimin e Kosovës me shtete të ndryshme të botës dhe Organizatat Ndërkombëtare në përgjithësi, thuhet në një komunikatë shtypi të MPJ-së.