Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli sot do të vizitojë selinë e NATO-s në Bruksel.
Në këtë vizitë, Pacolli pritet të takohet me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller.
Nuk janë dhënë detaje se çfarë do të diskutohet në këtë takim.
Derisa agjenda e ministrit Pacolli duket se do të jetë e ngjeshur edhe gjatë ditës së nesërme.
Ai pritet që nesër të ketë një takim me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Këto vizita të ministrit Pacolli vijnë pas vizitës së parë të tij në këtë post që e bëri në shtetin fqinj, Shqipëri ku është takuar me krerët shtetëror dhe një tjetër vizitë ngjashme që e pati në shtetin tjetër fqinj, Mal të Zi.