Pacolli thotë se autoritetet serbe kanë arrestuar një serb vetëm pse punon në një kompani kosovare

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, ka thënë se sipas informatave që posedon, në pikën kufitare të Jarinjës është arrestuar sot Milan Vukashinoviq, punonjës i Byrosë.

Sipas Pacollit, arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë fakti se Vukashinoviq është i punësuar në një kompani kosovare dhe një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës.

Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Andaj, duke i pasur parasysh këto raste i dënojmë ashpër veprimet kriminale të Serbisë dhe njëkohësisht kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit të Kosovës, Milan Vukashinoviç”, ka shkruar Pacolli.

https://www.facebook.com/rrahim.pacolli/posts/3233922246634134
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme