Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli sot do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku do të takohet me krerët më të lart të shtetit fqinj.
Agjenda e takimeve të Pacollit:
Në orën, 10:15, do ta takojë homologun, Srdjan Darmanoviq, Ministër i Punëve të Jashtme i Malit të Zi.
Në orën 11:20 do ta takojë zv/kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazhin.
Në orën 12:00, do ta takojë Ivan Brajoviqin, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.
Në orën 12:40 do ta takojë presidentin malazez, Filip Vujanoviq.
E pasdite, në orën 15:15 do të kam takim me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi.