Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për pagën e lartë që një këshilltar të ministres së Punëve të Jashtme.
Tahiri ka thënë se nuk bëhet fjalë për barazi sociale ku një këshilltar merr pagë 7500 euro.
“Një qeveri e cila pretendon që angazhohet për barazi dhe drejtësi sociale raportohet se po shpenzon 7500 euro mujore për shërbimet e një këshilltari të jashtëm politik. Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e hipokrizisë dhe mashtrimit politik. Folni mos shuni!”, ka thënë Tahiri.