Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, Ministri i Financave,Punës dhe Transfereve Hekuran Murati tha se përgjegjës për dhënien e pagës së 13-të është punëdhënësi.
E lidhur me këtë ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Ajo përmes një postimi në rrjetin social ka pyetur ministrin Murati lidhur me pagën e 13-të për punëtorët e RTK-së.
Postimi i plotë:
Sot, Hekuran Murati tha se përgjegjës për dhënien e pagës së 13-të është punëdhënësi.
Meqë nuk m’u dha fjala në Kuvend, po e bëj pyetjen këtu:
Kush është punëdhënësi i Radio Televizionit të Kosovës dhe pse nuk është ndarë paga e 13-të për punëtorët e kësaj organizate buxhetore?