Page: E ardhmja e Ballkanit në BE, por të luftohet korrupsioni

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 08:35 | Nga

Në Samitin e Londrës, që do të mbahet në korrik të këtij viti, do të takohen gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Koordinatori i këtij Samiti, Andrew Page, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në BE, por sundimi i rendit dhe i ligjit është një fushë shumë me rëndësi për të ecur drejt këtij qëllimi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në korrik të këtij viti do të takohen në Samitin e Londrës, i cili është i pesti me radhë dhe do të udhëhiqet nga kryeministrja britanike Theresa May. Koordinatori i këtij Samiti, Andrew Page, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se sivjet do të përqendrohen në financimin e projekteve infrastrukturore dhe në ndarjen e fondeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, sipas tij, do të diskutohet se si mund të ndihmohen këto vende në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë që të përmirësohet perceptimi i investitorëve për ta sjellë kapitalin privat, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ai ka pranuar se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në Bashkimin Evropian, por sundimi i rendit dhe i ligjit është një fushë shumë me rëndësi për të ecur drejt këtij qëllimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme