Pagesa e Kartonit të Gjelbër për mërgimtarët po shihet si veprim me efekt elektoral

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 13:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e pesë milionë eurove për subvencionimin për polisën kufitare për mërgimtarët, për sivjet. Këtë veprim të Qeverisë, analisti Shemsi Jashari, po e sheh tendencioze, e me efekt elektoral, raporton Ekonomia Online.

Në një bisedë me Ekonomia Online, Jashari tha se ky vendim nuk është zgjidhje afatgjate, por anëtarësimi në Kartonin e Gjelbër.

“Në fakt ndarja e pushtetit për mbulimin e shpenzimit të polisave të sigurimit për mërgimtarët është vendim i mirë, ndonëse mund të diskutohet sesa krijon barazi ose pabarazi në raport me qytetarët e Kosovës, pasi kjo polis mbulohet nga taksat e qytetarët të cilët në shikim të parë duket të varfër. Nëse e shohim në aspektin ekonomik nuk është kosto në raport me të mirat që ata i sjellin dhe shpenzimet që i bëjnë dhe parat që i sjellin në vend. Por, mendoj se nuk është zgjidhje afatgjate, është një veprim ad-hoc e që te pas parasysh fushatën zgjedhore, është pak a shumë me efekt fushate ehde ky vendim. Zgjidhje afatgjate nuk është, duhet të bëhet zgjidhja që të jemi pjesë e kartonit të gjelbër.”

Tutje, analisti thotë se Qeveria duhet të fokusohet që mërgimtarëve t’iu ofrojë shërbime më të mira administrative.

“Në fakt mërgimtarët ne duhet t’i shërbejmë me shërbime të mira, administrative dhe komunale dhe të nivelit qendror… Unë mendoj që mërgimtarët do të ishin shumë të kënaqur që të ngrisin shërbimet në nivel komunal e qendror… Qeveria është dashtë shumë më herët të bëjë më shumë për anëtarësim në kartonin e gjelbër që të mos duket sikur jemi duke u dhënë lëmosh mërgimtarëve pasi ata nuk kanë nevojë”.

Të ngjashme