Pagesat e sigurimeve shëndetësore do të bëhen edhe përmes Postës

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 15:04 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Posta e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë kanë lidhur të mërkurën një marrëveshje mirëkuptimi me të cilën një kategorie të qytetarëve do të iu mundësohet të paguajnë premiumet për sigurim shëndetësor në zyra postare.

Kjo pagesë mund të bëhet në rreth 150 zyra postare, në secilin qytet të Kosovës, përfshirë vendbanime rurale. Të gjitha këto zyra postare janë të licencuara nga BQK për shërbime financiare.

Kësaj kategorie të qytetarëve u është mundësuar që deri në pesë anëtarë të familjes të paguajnë vetëm 50 centë provizion për këtë shërbim.

Gjithashtu, përfitimi i tjetër i kësaj kategorie të qytetarëve është se do të kursejnë kohën por edhe paratë për udhëtim sepse zyrat e Postës ndodhen në vendbanimet e tyre, raporton Ekonomia Online.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe kryeshefi i Agjencisë së Financimit të Shëndetësisë, Arsim Çavdarbasha.

“Shfrytëzoj rastin të falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe ekspertët e Postës që kanë punuar në realizimin e këtij projekti në interes të qytetarëve tanë. Posta e Kosovës ka disa vite që ofron shërbimin e pagesave, të gjitha llojet e pagesave, me provizion shumë të ultë. Ne jemi lider në Kosovë sa i përket sektorit të institucioneve financiare jobankare”, ka deklaruar kryeshefi Hoxha.

Posta e Kosovës do ta zbatojë edhe këtë marrëveshje me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.

Të ngjashme