Paglia: Rugova ishte si baba për Kosovën, nuk mund të krahasohet me ndonjë politikan tjetër

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 12:49 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

President i Akademisë Papnore për Jetën, Vicenzo Paglia, e konsideronte ish-presidentin Ibrahim Rugova, si “baba i popullit të tij”, raporton Ekonomia Online.

Gjatë fjalimit të tij në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, tha se presidenti Rugova e ka udhëhequr vendin e tij drejt pavarësisë. Sipas tij, Rugova, që ishte president i parë i Kosovës tha se nuk mund të krahasohet me ndonjë politikan tjetër.

“Rugova ka udhëhequr vendin e tij drejt pavarësisë. Presidenti i parë i Kosovës nuk mund të krahasohet me ndonjë politikan tjetër. Rugova ka qenë i vendosur që të kalojë vitet e pjekurisë së tij duke avokuar që populli i vet të jetoj në liri të plotë si diçka e mirë për tërë rajonin. Ai thoshte ne në Ballkan jemi vende të vogla, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se të gjithë jemi te vogla si vende, por se duhet të punojmë se bashku që të jemi miq në të ardhmen, të integrohemi. Këto fjalë shprehnin ëndrrën, ishte një vizion i përndritur që në mendimin tim mbetet më i mençur i mundshëm”, tha ai.

Ai tutje tregoi detaje të personalitetit të Rugovës, që sipas tij është i pashoq.

“Rugova e kultivoi këtë vizion me gjithë zemër e mendje. Shpresoj që të kemi një përmbledhje për Ibrahim Rugovës. Që kur u zgjodh president i Kosovës me një fitore të madhe ai i qëndroi besnik qëllimit për ta arritur pavarësinë e plot të vendit. Edhe kur negocioi marrëveshjet për shkollat me Beogradin, nuk i iki asnjëherë qëllimit të vendit të tij. Rugova u bë bashkëbisedues i tërë popullit kosovar me autoritetet e Beogradit”, deklaroi Paglia.

Të ngjashme