Buxheti për ushtrinë e Kosovës për këtë vit kalon 100 milionë euro, prej tyre 55 milionë euro janë planifikuar vetëm për armatim, raporton Ekonomia Online.
Ky buxhet për ish-komandantin e FSK-së, Kadri Kastrati nuk është i mjaftueshëm duke shtuar se sipas standardeve të NATO-s buxheti do të duhej të ishte prej 2 deri në 2.2 të bruto prodhimit vendor, përderisa ai aktual nuk e kalon 1.3 e bruto prodhimit.
“Është ngritur deri në 1.3 bruto prodhimi vendor. Sipas standardeve të NATO-s, buxheti i ushtrisë do të duhej të jetë prej 2 deri në 2.2 të bruto prodhimit vendor. Është fillim i mirë, nuk është i mjaftueshëm”.
Tutje ai theksoi se ushtria e Kosovës duhet paralel që të koncentrohet edhe në trajnime edhe në armatim.
Ai thotë pajisjet nuk mund të blihen nëse nuk është i përcaktuar kuadri që di t’i përdor ato, madje Kastrati ka edhe një propozim se si duhet të rregullohet kjo çështje.
“Nuk mund të blesh pajisje nëse t’i nuk i ke përcaktuar kuadrat të cilin do të shkojë edhe te ai prodhues atje po edhe do të vijnë ekspertet e atij prodhimi apo fabrike që prodhon armatime këtu në Kosovë, në kazermat e ushtrisë për t’i trajnuar personelin ushtarak të FSK-së”.
Ish-komandanti tha se Qeveria me urgjencë duhet t’i përcaktojë se cilat hapësira në Kosovë do të duhej që të jenë përherë në shfrytëzim nga ushtria për t’u stërvitur, raporton EO.
“Armët e kalibrave të mëdha siç janë minahedhësit, topat, armët anti-blind, raketat kundër ajrore të gjitha këto janë të padobishme nëse t’i nuk e stërvit personelin ushtarak. Për t’i stërvitur këta atëherë duhet edhe hapësirë, ka kaluar koha që ne kemi përdorur pronat private për trajnime. Tash do të duhej Ushtria e Kosovës t’i përcaktoj saktë lokacionet se cilat hapësira do të duhej të jenë të përhershme”.
Ai ka sqaruar se kërkesa të tilla ka bërë shumë herë ka qenë komandant, por që asnjëherë nuk ka hasur në mirëkuptim të qeverive.
“Akoma nuk është vonë që Qeveria të mendojë shumë seriozisht për këto hapësira për nevojat e ushtrisë së Kosovës të ardhmen”.
Kadriu tha se Kosova në të ardhmen do të ketë zbarkime në shtetet e tjera, për që thotë se harxhimet janë shumë të mëdha.
“ShBA janë partneri kryesorë i Kosovës dhe i ushtrisë së Kosovës me vite të tëra, për arsye se pa Shtetet e Bashkuara të Kosovës ne s’do të kishim as ushtri, as nuk do ta kishim të zhvilluar deri në këtë nivel, ata kanë dhënë më së shumti e janë kontribuuesit më të mëdhenj në fushën e trajnimeve, pajisjeve eksperiencave të tyre”.
“Me Kroacinë do të duhej që t’i thellojmë akoma më tepër marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Shqipëria nënë, nuk kanë ku të shkojnë as s’kemi ku të shkojmë. Duhet ta përkrahim njëri-tjetrin në çdo fushë. Unë mendoj që si Kosovë jemi në rrugë të mirë me Shqipërinë po edhe ushtria është në rrugë të mirë, që të vazhdojë t’i avancojë marrëdhëniet aq sa lejohet”.