Mesfushori kosovar, Pajtim Kasami është infektuar me virusin, Covid-19.
Klubi ku luan kosovari, FC Basel përmes rrjeteve sociale dha lajmin se Kasami ka rezultuar pozitiv në testet e fundit të bëra, shkruan IndeksOnline
“Kasami është në izolim dhe ende nuk ka treguar ndonjë simptomë”, shkruhet në njoftimin e klubit zviceran.