Pak minuta reshje shiu kanë mjaftuar që rrugët e Prishtinës të përmbyten nga uji.
Shumë rrugë janë mbuluar nga uji dhe sipas pjesëmarrësve të komunikacionit, lëvizja e automjeteve po bëhet me vështirësi, raporton Ekonomia Online.
Pothuajse çdo herë kur ka reshje të shiut, pusetat në kryeqytet nuk arrijnë të përballojnë tërë sasinë e reshjeve dhe si pasojë e kësaj edhe trotuaret nëpër të cilat lëvizin qytetarët, vërshohen nga uji.