Paketë e dyshimtë arrin në Ministrinë e Jashtme greke

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Policia greke evakuoi të premten Ministrinë e Punëve të Jashtme në Athinë, pasi një paketë e dyshimtë arriti atje me postë.

Policia tha se forcat e specializuara për bomba ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Është gjetur një paketë e dyshimtë. Ajo mbërriti me postë”, i tha një zyrtar i policisë agjencisë së lajmeve Reuters.

Ministria e Punëve të Jashtme është në qendër të Athinës, në një kompleks përballë Parlamentit grek.

Sulmet ndaj bizneseve, ndërtesave shtetërore, policisë dhe politikanëve janë të shpeshta në Greqi – vend që ka një histori të gjatë të dhunës politike.

Ministri i Jashtëm grek, Nicos Kotzias, dha dorëheqje javën e shkuar dhe kryeministri Alexis Tsipars mori përsipër postin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme