Persona të armatosur i kanë vrarë 15 migrantë, të cilët planifikonin të kalojnë nëpër Iran, në rrugën e tyre për në Evropë.
Zyrtarët lokalë në rajonin malor Turbat të Baloçistanit në Pakistan, në kufi me Iranin, thanë se 15 vetë, të moshës 18 e deri në 30 vjeeçare, ishin varë në një fshat në këtë rajon.
Të gjithë ata ishin nga provinca Punxhab, ndërsa dokumentet e tyre tregonin se ata kishin planifikuar të shkojnë në Evropë, nëpër Iran dhe Turqi, me gjasë për të kërkuar punë, thanë zyrtarët dhe kanë shpjeguar se trupat e pajetë, të qëlluar nga plumbat, janë gjetur dje.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto vrasje.