Pakistan: 52 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në një sulm vetëvrasës me bombë

Prishtinë | 29 Sht 2023 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 52 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës me bombë në Pakistan, kanë thënë zyrtarët, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Sipas administratorit qeveritar, Atta Ullah, shpërthimi ndodhi pranë një xhamie në Mastung, një distrikt në provincën e Baluchistanit.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta dhe disa janë në gjendje kritike për jetën.

Një oficer i lartë i policisë, Mohammad Nawaz, ishte në mesin e të vdekurve, tha Ullah.

Në atë kohë, njerëzit festonin ditëlindjen e Profetit Muhamed.

Të ngjashme