Pakistani e ka ftuar ambasadorin amerikan pas akuzave të Trumpit

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 10:05 | Nga
Pakistani e ka ftuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Islamabad, pasi presidenti, Donald Trump, është kërcënuar me ndaljen e miliarda dollarëve të ndihmës për Pakistanit, të cilin, po ashtu, e ka akuzuar se është strehë e sigurt për ekstremistët.

Komenti i djeshëm i presidentit amerikan, Donald Trump, i pari në rrjetin Twitter në vitin 2018, e ka zemëruar Pakistanin, që ka reaguar ashpër duke e akuzuar Uashingtonin për “mosbesim”.

Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Islamabad sot ka konfirmuar se ambasadori, Davd Hale, është ftuar për takim me zyrtarët pakistanezë, por ka refuzuar të bëjë komente të mëtejshme.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se do të vazhdoj ta ndalë ndihmën ushtarake prej 255 milionë dollarësh për Pakistanin, për shkak të frustrimit me atë që e ka karakterizuar si kryeneçësi të Islamabadit për të mos luftuar kundër rrjeteve terroriste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme