Pako e dyshimtë në Londër, evakuohen ndërtesat qeveritare

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Londra është në alarm pasi një paketë e dyshimtë u gjet pranë Downing Street, ku ndodhet zyra e kryeministres britanike Liz Truss,  shkruan Daily Mail.

Sipas një zyrtari qeveritar, ndërtesat përgjatë Whitehall dhe Downing Street  janë evakuuar të gjitha dhe janë bllokuar rrugët.

Në Whitehall, i vendosur midis Dhomës së Komunave dhe Sheshit Trafalgar, ndodhen një sërë zyrash qeveritare, duke përfshirë Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Incidenti po hetohet nga Policia e Westminster.

Të ngjashme