Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit përgatitet një varg ndihmash humanitare për qytetarët e Durrësit. Ndihma përbëhet nga materiale ushqimore të qumshtores “Bitolsko”, së bashku me materiale tjera ushqimore për qytetarët atje.
Këtë iniciative e kanë nisur kompani dhe qytetarë nga Shkupi. Përveç materialeve ushqimore, në Durrës janë dërguar edhe materiale për higjienë, veshje dhe këpucë dimri, mbulesa dhe materiale tjera të ngrohta.
Ndihma nga Maqedonia rritet çdo moment me shtimin e ndihmave që vijnë me kamiona transportues.
Në aksionin humanitar, përveç kompanive me produkte janë përfshirë edhe qytetarët me sa kanë mundësi.
Përndryshe, tërmeti shkatërrues prej 6.4 shkallë të Rihterit që e goditi Shqipërinë la pas vete mbi 50 viktima dhe shumë dëme materiale. Shumë familje që mbijetuan tmerrin, janë larguar nga shtëpiat e tyre, të dëmtuara plotësisth apo pjesërisht.