Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka konfirmuar për albeu.com se do të drejtojë Ministrinë e Infrastrukturës në mandatin e ardhshëm.
“Po, mbrëmë më është dhënë mbështetja e Këshillit Drejtues dhe Liderit të AAK-së z.Ramush Haradinaj për ta drejtuar Ministrinë”, është shprehu Lekaj.
Ndërkaq, nesër pritet që të votohet qeveria e re me në krye Ramush Haradinajn. Partia që ai drejton përveç kryeministrisë do të ketë në drejtim edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë të Kosovës.