Avokati Dastid Pallaska ka reaguar pas rritjes së çmimeve në shumë produkte ushqimore bazë në Kosovë.
Pallaska përmes një postimi në Facebook tha se çmimet shtrejtohen kur rrena shitet lirë.
“Kur rrena shitet lirë, krejt çmimet tjera shtrejtohen.Ekonomia në kohën e popullizmit”, ka shkruar Pallaska.
Kryeministri Albin Kurti, rritjen e çmimeve e ka lidhur me zhvillimet në sferën e ekonomisë në vendet e tjera nga të cilat Kosova importon.
Sipas tij fakti që ka më shumë import të mallrave sesa eksport e bën ekonominë e vendit më lehtë të ndikueshme nga ndryshimet në vendet e jashtme.