Avokati dhe analisti politik Dastid Pallaska, ka thënë se hapja e temës për “korrigjim të kufijve” është fitore në sytë e Serbisë.
Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se qëllimi i këtij dialogu për “korrigjim të kufijve”, për Serbinë është të tregojë se Kosova nuk e pranon veten si shtet.
“Në dialogun me Kosovën për “korrigjim të kufijve,” Serbia ka vetëm një qëllim: arritjen e “marrëveshjes” se as Kosova nuk e pranon veten si shtet sovran në kufijtë në të cilët u shpallë pavarësia e vendit”, ka shkruar Pallaska.
“Për Serbinë rezultati i këtij dialogu është i parëndësishëm sepse fitorja arrihet me vet fillimin e procesit!!!”