Pallaska për Qeverinë: Hiprokrizi, premtuan konfiskim të pasurisë, tash ua heqin shtesat pensionistëve

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Juristi kosovar, Dastid Pallaska ka thënë se Qeveria Kurti kishte premtuar diçka tjetër në fushatë elektorale, derisa, tashmë diçka tjetër ka vepruar kur është votuar në krye të ekzekutivit, Albin Kurti.

Pallaska në një shkrim në Facebook ka thënë se premtimi elektoral i qeverisë Kurti dhe fokusi medial ishte te lajmi për konfiskimin e pasurisë të pajustifikueshme.

Veprimi qeveritar ndërkaq, shton ai, është heqja e shtesave për pensionistët në kohë të pandemisë.

“Premtimi elektoral dhe fokusi medial: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme. Veprimi qeveritar: Heqja e shtesave për pensionistët në kohë pandemie. Shembull shkollor i hipokrizisë së popullizmit”, ka thënë i njëjti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme