Reagon Pallaska pasi u dhunua verbalisht nga VV-ja: I quan fashistë

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Analisti dhe avokati i njohur kosovar, Dastid Pallaska, ka postuar në profilin e tij në Facebook një reagim kundër sulmet e rënda të aktivistëve e mbështetësve të Vetëvendosjes në drejtim të tij.

Ai nuk kursen as fjalët e rënda në drejtim të tyre pasi fillimisht ishte sulmuar prej tyre në mënyrë të papranueshme në rrjete sociale. Pallaska i quan “fundërrina” e “këmishëzinj” mbështësit e Vetëvendosjes, e të cilët vazhdojnë me gjuhën e njëjtë linçuese e toksike në Facebook edhe pas fitores në zgjedhje të partisë së tyre.

“Mbrëmë duket se kishte një “vërshim” në “drejtorinë e këmishëzinjve virtual” të partisë në pushtet.

Kjo e shpjegon zbrazjen dhe shpërndarjen e pakontrolluar të “fundërrinave” në rrjete sociale mbrëmë vonë dhe sot.” – shkruan Pallaska, i cili është një ndër analistët e vetëm që nuk është zmbrapsur nga kritikat për Vetëvendosjen asnjëherë, pavarësisht dhunës së tmerrshme verbale me të cilën është përballur vazhdimisht, shkruan Periskopi.

Ai më tej shkruan se këta njerëz “ende nuk e kanë shijuar betejën e vërtetë me njerëzit e lirë të këtij vendi.” Dhe madje ka thënë se shefat e tyre politikë duhet t’iu përgjigjen ftesave të tij për debat.

Pallaska mbrëmë ka sulmuar ashpër Kurtin për një varg çështjesh të ndryshme.

Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti asnjëherë nuk ka kërkuar që gjuha urrejtëse e tmerrshme në Facebook të ndalej nga mbështetësit e tij.

Më poshtë e keni statusin e plotë të tij:

Fundërrinat dalin në sipërfaqe pas vërshimeve.

Mbrëmë duket se kishte një “vërshim” në “drejtorinë e këmishëzinjve virtual” të partisë në pushtet.

Kjo e shpjegon zbrazjen dhe shpërndarjen e pakontrolluar të “fundërrinave” në rrjete sociale mbrëmë vonë dhe sot.

Duket se kanë menduar se – pas diskreditimit të PAN-it – e kanë “çliruar” Kosovën edhe nga opozita.

Sa gabim janë!

Ende nuk e kanë shijuar betejën e vërtetë me njerëzit e lirë të këtij vendi.

Me militantë të verbër nuk debatoj, jo vetëm pse nuk i respektoj.

Është e panevojshme të debatohet me dikë që nuk mendon me kokën e vet.

Nëse këmishëzinjt dëshirojnë debat, i ftoj t’iu kërkojnë shefave të vet politikë që t’i përgjigjen ftesave të mia për debat.

Unë jam këtu dhe këtu do të mbetem, qoftë edhe nëse jam vetëm.

E vërteta nuk i nënshtrohet votës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme