Pallaska thotë se po shënjestrohet në Facebook nga “dega e VV-së në Indonezi”

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Avokati Dastid Pallaska ka bërë një postim në lidhje me gjeneraten e re të politikës në Kosovë, e si duket kjo zgjoi reagime të shumta tek aktivistët e VV-së.


Pallaska tha se postimi i tij ishte shpërndarë në mënyrë që të marrë sa më shumë reagime, e profili i tij kishte shkuar deri në Indonezi.

Ai tha se llogaria e tij në Facebook ishte shënjestruar, kështu duke e përqeshur postimin e tij të fundit.

Ndër të tjera, sipas Pallaskës kjo parti duket se frikësohet nga një njeri i vetëm që ka mendim të lirë.

Ky është reagimi i plotë:

Një parti politike që pretendon 51% të votës dhe KREJT PUSHTETIN, DREJT DIKTATURËS, firkësohet nga një njeri i vetëm që ka mendim të lirë.

Sapo e kuptova që llogaria ime në Facebook qenka shënjestruar nga dega e kësaj partie politike në Indonezi.

E paskan marrë mundin me e “përqesh” postimin tim të fundit për një ndër gënjeshtrat e shumta mbi të cilat është fryer fluska e kësaj partie politike.

Të ngjashme