Palmer: Jam këtu ta vërtetoj përkrahjen e fuqishme për Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

I dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, sot në Shkup në deklaratë për mediat deklaroi se vjen “menjëherë pasi Senati ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas vizitës së Sekretarit Shtetëror Pompeo”.

“Jam këtu ta vërtetoj dhe ta përforcoj përkrahjen e fuqishme nga SHBA-ja për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane”, tha sot pasdite në Shkup, Matthew Palmer pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Palmer tha se në takim është biseduar për ngjarjet në rajon dhe në Evropë duke njoftuar se Shkupi ka qenë destinacioni i parë të turnesë së tij, ndërsa më pas do ta vizitojë Prishtinën, Beogradin dhe Athinën.

Dimitrov shtoi se është biseduar për anëtarësimin në NATO por edhe për rëndësinë e hapjes së kapitujve me BE-në. Ai tha se pas vendimit të Brukselit, vendi nuk duhet të bie në kurth të dëshpërimit ashtu si në vitin 2008, por duhet që të gjendet mënyrë për realizimin e interesave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme