Emisari për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer foli për situatën politike në Kosovën e pas zgjedhjeve të 6 tetorit kur u përgjigj në një dëgjim Publik në Senatin amerikan, duke thënë se kryeministër i ardhshëm i Kosovës do të jetë sipas gjitha gjasave Albin Kurti.
Palmer ka thënë se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, por se përgjegjësia e re e tij është e paqartë dhe e pasigurt.
“LDK ka qenë pjesë e Qeverisë edhe përpara, por kjo do të jetë hera e parë që Vetëvendosje do të marrë pjesën e saj Qeverisëse, sipas gjasave kryeministër i Kosovës do të jetë Albin Kurti, unë e njoh z.Kurtin që një kohë të gjatë, por si do të sillet aj në Qeveri dhe si do t’ia bën me përgjegjësinë e re që do e merr është e paqartë dhe e pasigurt”, tha Palmer, transmeton Metro.
“Kur e shihni rezultatin kjo do të jetë Qeveria e parë pa forcat që kanë pasur UÇK’në, kjo do të jetë Qeveria e parë pas luftës që nuk përfshin në vetë figurat që kanë dalur nga lufta e viteve të 90’ta”, tha Palmer, transmeton Gazeta Metro.
Po ashtu nga SHBA u bë thirrje Kosovës që ta heq taksën e vendosur ndaj produkteve serbe dhe të fillon dialogun, kurse nga Serbia u kërkuar ndalja e ofensivës diplomatike për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.