“Kosova të gjej mekanizma që atë ta themelojë duke respektuar Kushtetutën”
Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, në një intervistë për RTV21 tha se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumice serbe është obligim të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë.
Ai tha se Kosova duhet të gjejë mekanizma që atë ta zbatoj duke respektuar kushtetutën e saj.
Sa i përket padisë së paralajmëruar të Kosovës për gjenocid kundër Serbisë, Palmer tha se një qasje e tille nuk do ti kontribuoj zgjidhjes së problemeve midis dy vendeve.