Palmer: Mbështesim Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer po qëndron për vizitë pune në Shkup.

Palmer gjatë ditës takoi ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, ndërsa më pas ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, dhe presidentin Stevo Pendarovski, shkruan Alsat-m.

Edhe në ditët e ardhshme priten takime intensive të Palmerit.

“Biseduam për zhvillimet në rajon dhe më gjerë, pra në gjithë Evropën. Do ta kem një vizitë maratonë në rajon ku do të qëndroj në Prishtinë, Beograd dhe Athinë. Po vij në vendin tuaj pas miratimit të protokollit nga senati amerikan për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Është kohë e shkëlqyer për vizitë posaçërisht pas vizitës së sekretarit Pompeo. Dua të përcjell mesazhin tim se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i fortë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështesin rrugëtimin e saj drejtë BE-së. Ky është rajon që i përket Evropës dhe BE-ja nuk mund të jetë e suksesshme dhe e qetë nëse rajoni mbetet i vonuar”- tha Palmer.

Të ngjashme