I dërguari special i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Matthew Palmer tha sot në Beograd se vendimi i BE-së për të mos caktuar një datë për të filluar bisedimet e pranimit të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë është një “gabim historik”
“Sipas mendimit tonë, ky është një gabim historik dhe një mesazh i keq për rajonin”, tha Palmer në një konferencë shtypi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ai deklaroi se SHBA-ja dëshiron një perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe do të punojë për të bindur udhëheqësit e BE-së që ta bëjnë këtë përpara samitit të Zagrebit.
Palmer tha se ai kishte diskutuar me Vuçiqin situatën politike jo vetëm në Serbi, por edhe në rajon.