Palushi fillon “sfidën” duke nominuar miq, për të ndihmuar familjet me të ardhura të vogla ekonomike

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Pronari i kombanisë vendase “Frutex” , Shaqir Palushi ka filluar një “sfidë ” duke nominuar miqt e tij për tu dalë në ndihmë familjeve  me të ardhura të vogla ekonomike, në këtë kohë pandemie.

Ai vet ka ndarë 2000 euro kurse ka nominuar Bali Muharremaj, Enver Hoxhaj, Adrian Shalën, Albena Reshitaj dhe Salih Sybën  me 200 euro sfidë.

“Sot më shumë se kurrë ,shumë familje me të ardhura të vogla ekonomike kanë nevojë për përkrahjen tonë.

Ata nuk janë të harruar, nga sot do të fillojm një aksion për të ju ndihmuar atyre.

Do të nominoj shumë prej miqve të mi, të cilët gjithmonë kanë qenë zemërgjër.

– Nominoj:

• Bali Muharremaj

• Enver Hoxhaj

• Ardian Shala

• Albena Reshitaj

• Salih Zyba

Të nominuarit që pranojnë sfidën duhet të ndajnë 200 euro, dhe të nominojnë miqët e tyre .

Unë ndajë 2000 euro.

P.S.:Të gjithë ata që pranojn sfiden do i bëjë publike”.

#nominondihmo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme