Lionel Messi ishte aq i mllefosur që u zëvendësua saqë nuk e festoi fare me tifozë fitoren e PSG-së kundër Lyonit në Parc des Princes të dielën.
Messi, i cili po debutonte në shtëpi për PSG-në, ishte në qendër të vëmendjes pasi u zëvendësua në minutën e 75-të në ndeshjen e Ligue 1.
Rrugës duke dalë nga fusha për t’i lënë vend Achraf Hakimit, 34-vjeçari i tha diçka Pochettinos dhe refuzoi t’ia zgjaste dorën për ta përshëndetur. Ndeshja ishte baras 1:1 kur Messi u largua, por Mauro Icardi doli në sipërfaqe me një gol të vonshëm për t’ia siguruar të tri pikët PSG-së.
Pas ndeshjes, futbollistët e PSG-së e festuan fitoren me tifozët që ishin të pranishëm në Parc des Princes, por Messi zgjodhi të ndahej nga bashkëlojtarët dhe të shkojë drejt e në zhveshtore.
Messi e ka thënë në të kaluarën se nuk i pëlqen të zëvendësohet dhe më shumë parapëlqen të futet në lojë nga stoli sesa të dalë nga loja para përfundimit të ndeshjes.
Megjithëse ishte një fitore dramatike, i gjithë përqendrimi pas ndeshjes ishte në vendimin e Pochettinos për ta larguar Messin nga loja kur ekipi i tij kishte nevojë për një gol për ta fituar ndeshjen.
34-vjeçari është ende në kërkim të golit të parë në fanellën e Parisit, megjithatë ai ishte i pafat sepse golin ia mohoi shtylla pas një goditjeje të mrekullueshme nga gjuajtja e lirë në pjesën e parë.
Ndeshja e radhës e PSG-së është kundër Metz në Ligue 1 të mërkurën.