Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në Jarinje.
Nga sot nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa “KS”, por vetëm atyre me “RKS”.
Automjeteve që nuk posedojnë targat “RKS”, do t’u vendosen targa të përkohshme.
Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat RKS (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Masa e njëjtë pritet të zbatohet edhe në pikat e tjera kufitare.
Në anën tjetër serbët e kanë bllokuar rrugën me kamionë si shprehje e pakënaqësisë ndaj masës së reciprocitetit për targat.