Pamje nga protesta në Gjakovë: Drejtësi për Daorsën

Prishtinë | 23 Nën 2025 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Në Parkun e Qytetit në Gjakovë po mbahet protesta për të kërkuar drejtësi për Daorsa Spahijës, 25-vjeçaren që vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.

Protestuesit janë mbledhur për të shprehur indinjatën dhe për të kërkuar që vdekja e Daorsës të trajtohet si vrasje dhe jo si vetëvrasje.

“Mos e ler vrasjen të quhet vetëvrasje! Femrat nuk duhet të kenë frikë nga dashuria. Ne nuk do të heshtim”, ishte thirrja që u bë në protestën e Daorsës, shkruan gazeta express.

Të ngjashme