Protestues të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi.
Ndërkohë seanca e Kuvendit, e planifikuar për orën 11:30, nuk ka nisur ende.
Protestuesit fillimisht janë mbledhur në hyrje të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ndërsa më vonë një turmë është formuar edhe afër Komunës së Prishtinës.
Numri i protestuesve po rritet ngadalë. Tashmë kanë arritur disa autobusë me qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës.