Pamje nga sulmet ajrore të Amerikës ndaj Bashar al-Assadit (Video)

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 08:52 | Nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën me raketa bazën ajrore të Sirisë, nga ku besohet të jenë ngritur avionët përgjegjës për sulmin kimik të së martës në provincën e Idlibit.

Pentagoni ka publikuar pamjet e para të sulmeve ajrore  ndaj caqeve ushtarake siriane të presidentit Bashar al Assad.

59 raketa “Tomahawk” janë lëshuar në 04:40 me orën lokale nga një destrojer i vendosur në lindje të Mesdheut. Në një fjalim të shkurtër përpara medieve në Florida, Presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje të gjithë kombeve të civilizuara t’i bashkohen Amerikës, për t’i dhënë fund masakrave dhe gjakderdhjes në Siri e për të goditur gjithashtu terrorizmin e çfarëdo lloji.

https://youtu.be/1FuyTEzRBkc

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme