Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e së martës në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë, ku i dyshuari nxjerr armën dhe i shkon te vetura punëtorit të Extreme-it, i cili në ato momente del nga automjeti dhe përballet me të dyshuarin, raporton Ekonomia Online.
Në pamjet e siguruara nga EO, i dyshuari e repeton armën dhe ia vendos në kokë punëtorit, situatë kjo që për pak të përfundonte tragjikisht.